Ndërsa pritet që për më pak se një javë të nisë shtatori dhe rikthimi i shumë emisioneve televizive, po gëlojnë kudo thashethemet. Fillimisht, e kishte radhën Kiara Tito, e cila u përfol për moderimin e “Shqiptarët për shqiptarët” dhe më pas, për moderimin e “BBVK 3” .
Tanimë, është radha e binjakëve Veshaj që të jenë në qendër të thashethemeve. Media të ndryshme kanë raportuar se moderatorët do të prezantojnë “Fiks Fare”, programin investigativ, i cili trajton me nota sarkazme rastet flagrante që ndodhin në Shqipëri.
Megjithëse nuk ka një reagim, konfirmim apo mohim nga Romeo dhe Donaldi, sërish zërat vijojnë të shtohen. Ne pyetëm Donaldin nëse ka një koment për lajmet që po qarkullojnë, por nuk morëm një përgjigje.
Pra, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të presim…
Rikujtojmë se sezoni i kaluar i “Fiks Fare” moderohej nga Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.