Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ku tha se kjo ka ndodhur si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem.
Ndërkaq shtoi se kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi.
Indeksonline ka siguruar emailin që komuna e Suharekës pranoi nga Qeveria për bllokimin e llogarive./Indeksonline/