Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka 509 mijë ndjekës në rrjetin social Facebook, dhe ai nuk e ndjekë asnjërin prej tyre. Këtë privilegj, të jetë në listën e “following” të Kurtit e ka vetëm një person.
Altin Boshnjaku është personi i vetëm që kryeministri nga Kosova e ndjek në rrjetin social facebook,
Boshnjaku i cili vjen nga Gjakova është një DJ i muzikës techno, dhe nuk shumë i njohur për publikun. Ai nuk ka shumë ndjekës, vetëm 632, madje nuk e ndjek as kryeministrin Kurti.
Derisa, kryeministri ka pëlqyer vetëm një person nga bota muzikore, me të cilin nuk dihet nëse ka ndonjë lidhje, ai më herët kishte deklaruar se i pëlqente muzika rock dhe kishte përmendur bënin amerikan “Future Islands” si të pëlqyeshëm për të.