Një aksident i rëndë mes dy çiklistëve ka ndodh mëngjesin e sotëm në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodh saktësisht në rrugën “Vëllezërit Dehari”, dhe të përfshirë në të kanë qenë dy çiklistë.
Si pasojë e aksidentit personi i lindur më 1986 ka marrë lëndime të rënda, dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mëson Gazeta Sinjali nga burimet brenda Emergjencës.
Ndërsa, ai që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin është Qenan Dema, i cili pas intervistimit nga Policia, me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.