Ky është 55-vjeçari që dyshohet se i dha fund jetës duke ia vën flakën veturës së tij

0
501

Rasti tragjik në Prizren, ku dyshohet se një person ia vuri flakën vetes brenda një veture ka ndodhur të dielën pas mesnate dhe viktima dyshohet të jetë Sh. K. I lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren, transmeton IndeksOnline.

 Policia ka njoftuar se viktima është djegur plotësisht, ndërsa mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.

“Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftuar se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë. Patrullat Policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendet në veturë,  e cila tanimë ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here