Ky do të jetë trajneri i Zhegrovës pas shkarkimit të Tudor

0
111

Juventusi ka njoftuar sot zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Igor Tudor nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë të meshkujve. Së bashku me kroatin, janë larguar edhe pjesëtarët e stafit të tij teknik: Ivan Javorcic, Tomislav Rogic dhe Riccardo Ragnacci.

Në njoftimin zyrtar, klubi bardhezi bën të ditur se drejtimin e përkohshëm të skuadrës ia ka besuar Massimo Brambilla-s, i cili do të jetë në stol për ndeshjen e radhës ndaj Udineses, të mërkurën në mbrëmje.

“Klubi falënderon Igor Tudorin dhe të gjithë stafin e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë muajve të fundit dhe u uron gjithë të mirat në karrierën e tyre të ardhshme,” thuhet në komunikatën e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here