Ky banor pritet të largohet sonte nga shtëpia, dha informacione që s’duhej

0
344

Në “Big Brother Albania VIP” janë disa rregulla të rrepta të cilat banorët nuk duhet t’i shkelin, por nëse e bëjnë, produksioni ka të drejtë t’i penalizojë, madje edhe duke i larguar nga shtëpia.

Njëra ndër rregullat strikte që nuk bën të thehet, është edhe tregimi i informacioneve për ngjarjet që kanë ndodhur jashtë shtëpisë gjatë kohës që konkurrentët e tjerë kanë qenë të “izoluar” në shtëpi.

Por, herë pas here disa nga banorët e kanë thyer këtë rregull.

Pas hyrjes në shtëpi, ish-banorja, Antonela Berisha dhe banori Meridian Ramçaj kishin dhënë informacione për ngjarjet të cilat kanë ndodhur jashtë shtëpisë, duke treguar se si i kanë pritur ndjekësit ato reagime dhe se cfarë kanë shkruar mediat.

Gjatë spektaklit, moderatorja Arbana Osmani, i kishte ftuar ata në dhomën e rrëfimeve dhe i kishte paralajmëruar se do të kenë ndëshkime nëse vazhdojnë të tregojnë informata nga jashtë.

Për këtë gjë, ajo i kishte paralajmëruar edhe banorët tjerë, ajo kishte deklaruar se ishte paralajmërimi i fundit para se ndonjëri të penalizohet edhe me largim nga shtëpia.

Por, siç duket Meridiani e ka harruar këtë gjë, teksa mbrëmë në një bisedë me aktorin Donald Veshaj, i tregoi se si e kanë pritur fansat takimin e këtij të fundit me ish-të dashurën, Bora Zemani.

E për të gjitha informacionet që ka treguar nga jashtë, duke mos respektuar një nga rregullat kryesore të shtëpisë, Meridani pritet që të penalizohet me largim nga shtëpia.

Produksioni më herët i dënonte banorët me qëndrim në dhomën e dënimeve e cila ishte e rregulluar si në kohën e komunizmit në Shqipëri, por tani ajo hapësirë është shndërruar në një suitë luksoze për banorët.

Po ashtu, në televotim për t’u larguar nga shtëpia janë edhe blogerja, Sarah Berisha e Arbër Gumnishta (DJ Dagz).

Por, në lojë janë edhe dy bileta kthyese të cilat do të u mundësojnë banorëve pas eliminimit të rikthehen sërish në shtëpi, njësoj siç ndodhi në rastin e këngëtarëve, Ardit Çuni dhe Sabian Medini, që të dy të eliminuar tashmë.

Ndryshe, në shtëpi sonte pritet të hyjnë tre banorë të rinj.

Një prej tyre është moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here