Për të 31-tën herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë mbledhur në përpjekje për të konstituuar kuvendin.
Por dhe kësaj radhe si dhe 30-të herët e kaluara, ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Asnjëra nga partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre.
VV nuk heq dorë nga votimi i fshehtë dhe as nga kandidatja e tyre për kryetare të kuvendit Albulena Haxhiu. Ndërkaq partitë opozitare mbetën të palëkundura në kundërshtimin e votimit të fshehtë.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të dielen në orën 11:00.
Në sallë ishin 87 deputetë, 47 prej tyre votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Indeksonline/