Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 15:00 për të shqyrtuar dhe ratifikuar pesë marrëveshje ndërkombëtare, si dhe për të shqyrtuar në parim buxhetin për vitin 2026.
Ndër marrëveshjet që pritet të ratifikohen është edhe ajo me Bankën Botërore, në vlerë prej 90.3 milionë euro, për financimin e politikave zhvillimore.
Në rend dite janë edhe marrëveshje me Bashkimin Evropian për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, si dhe disa kredi për projekte në shëndetësi dhe arsim. Sot është afati i fundit për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën Botërore.














































