Kuvendi i Shqipërisë – Legjislatura e 11-të nis sot punimet me seancën konstituive

0
62

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e parë të legjislaturës së 11-të, e ndarë në dy mbledhje të ndara. Mbledhja e paradites ka karakter ceremonial dhe drejtohet tradicionalisht nga deputeti më i vjetër në moshë.

Këtë rol pritej ta mbante Sali Berisha, por ai ka refuzuar pjesëmarrjen, duke refuzuar të ulet në krye me deputetin Tritan Shehu. Si pasojë, seancën pritet ta hapë deputeti socialist Vasil Llajo.

Në këtë seancë konstituive, i vetmi vendim formal është ngritja e komisionit që verifikon mandatet e deputetëve.

Seanca e dytë do të mbahet pasditen e nesërme, ku deputetët pritet të bëjnë betimin. Po ashtu, do të zhvillohet votimi i fshehtë për Kryetarin e ri të Kuvendit. Kryeministri Edi Rama ka propozuar ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Niko Peleshin, për postin e kryetarit të ri të Kuvendit, ndërsa Klodiana Spahiu si nënkryetare nga Partia Socialiste. Nga ana tjetër, opozita ka konfirmuar sërish kandidaturën e Agron Gjekmarkajt për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës emëron Kryeministrin, me propozim të forcës politike që ka shumicën në Kuvend. Brenda 10 ditësh, Kryeministri paraqet programin politik dhe përbërjen e re të Këshillit të Ministrave për votim në Parlament.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here