Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e 12-të, Albulena Haxhiu përsëri kandidate për kryekuvendare – A mund të zhbllokohet situata?

0
63

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00 në përpjekjen e 12’të të konsitutimit.

Mosmarrëveshjet mes partisë fituese të zgjedhjeve Lëvizjes Vetëvendosje dhe opozitës për emrin e kryeparlamentarit ka bërë që 11 seancat paraprake të dështojnë.

Vetëvendosje po insiston në emrin e Albulena Haxhiut për postin e kryetares së Kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë opozitare të cilët e kanë quajtur ‘përçarëse’ figurën e saj.

Në tri seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por këto përpjekje janë kundërshtuar ashpër nga PDK, LDK dhe AAK.

Në përpjekje për dalje nga kriza, kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke ja shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe hyrjen në koalicion qeverisës.

Këtij interesimi i është kundërpërgjigjur sot gjatë ditës së djeshme, Lumir Abdixhiku, i cili në letrën dërguar Kurtit ka propozuar qeveri tranzicioni, e cila do të përfshinte të gjitha partitë politike në vend.

Në këto rrethana ka pak shpresë që edhe në seancën e së mërkurës të bëhet konstituimi i Kuvendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here