Kuvendi i Kosovës sot pritet ta ratifikojë marrëveshjen e miratuar nga Qeveria më 8 shkurt, e cila mundëson lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.
Marrëveshja për lirinë e udhëtimeve ndërmjet këtyre dy shteteve po sot pritet të votohet edhe në Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, shkruan Gazeta Insajderi
Nëse marrëveshja miratohet në Këshillin e Ministrave, e njëjta dërgohet më pas për miratim në Parlamentin e Bosnje e Hercegovinës.
Kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Vitin e kaluar, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve, shkruan Gazeta Insajderi.
Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja.