Kuvendi është shëndrruar në cirk, dështon për të 33-tën herë

0
76

Për të 33-tën herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin.

Edhe katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve,  Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar dhe se deputetët vazhdojnë të mblidhen çdo 48 orë, por pa asnjë rezultat.

Asnjëra nga partitë nuk kanë lëvizur nga pozicionet e tyre. VV nuk heq dorë nga votimi i fshehtë dhe as nga kandidatja e tyre për kryetare të kuvendit Albulena Haxhiu. Ndërkaq partitë opozitare mbetën të palëkundura në kundërshtimin e votimit të fshehtë.

Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të enjten në orën 10:00.

Në sallë ishin 100 deputetë, 51 prej tyre votuan pro, një kundër dhe asnjë abstenim./Indeksonline./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here