Napoli mund të shpallet kampion i Serisë që këtë mbrëmje (nëse Lazio nuk fiton me Sassuolon), pas 33 vitesh pritje.
Një moment historik që nuk do të kuptohej pa performancën e sulmuesit Victor Osimhen.
Nigeriani ka shënuar 26 gola në 33 ndeshje që kanë luajtur napolitanët e jo më kot ai kërkohet nga klubet më të mëdha në Evropë.
Javët e fundit, Bayerni e kishte marrë shumë seriozisht blerjen e Osimhenit, por duket e kampionët në fuqi të Bundesligës janë tërhequr përfundimisht për shkak të çmimit të lartë të kartonit.
Bavarezët mund të ofronin deri 100 milionë euro, por kurrsesi 150 milionë, sa kërkon presidenti i Napolit, De Laurentiis.