Kida po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Artistja e njohur ka ndezur rrjetet sociale me disa pamje të reja nga prapaskenat e projektit të saj më të fundit, që pritet të jetë një tjetër hit i padiskutueshëm i kësaj vere.
E veshur me shumë stil dhe vetëbesim, Kida ka publikuar një seri fotosh “të zjarrta” në Instagram, duke lënë një mesazh që ka ngritur temperaturat në rrjet:
“Kush ju tha që mbaroi?”.
Ndjekësit dhe fansat tashmë janë vënë në pritje, ndërsa Kida po lë të kuptohet se projekti i radhës nuk do të kalojë pa u vënë re.