Disa nga të bëmat e tij, heroit të Albinit;
Oliver Ivanoviq më 14 prill 1999 ka marrur pjesë në vrasjen e qytetarëve shqiptar në Mitrovicë: Fatmir Mustafa, Skender Paqarada, Avni Abazi, Mehmet Sefari, Isa Mustafa, Xhemshit Smajli, Behxhet Ferizi, Mentor Mehana dhe Shefki Kosumi, Fatmir Mustafa, Skënder Paqarada, Avni Abazi dhe Mehmet Sefari.
Pas luftës me 3 shkurt 2000, udhëheqi grupet krimale serbe që vranë : Nderim Ajeti, Nexhmije Xhaka, Sebiha Abrashi, Remzije Canhasi, Muharrem Sokoli, Selime Berisha, Nezir Voca, Shqipe Voca, Bashkim Rukeci dhe Nimon Sejdiu.
Të gjitha këto, të konfirmuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë e cila ka dënuar me 9 vjet burg, heroin e demokracis të Albin Kurtit!
Sipas të dhënave të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, gjatë trazirave të shkurtit 2000, serbët kishin vrarë 10 shqiptarë, plagosur 25 persona, torturuar në mënyrë barbare 93 shqiptarë të tjerë dhe kanë dëbuar 11 mijë e 364 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në veri të Mitrovicës.
Albini, për vite të tëra me sektin e tij politik, udhëheqi propagandën e pregaditur në kuzhinat e Beogradit kundër eksponenteve të UÇK-së dhe veprimtarve të çështjes kombëtare me shpfje dhe linçime perfide të sojit Shkelzen Gashi, ai tash filloj rehabilitimin e atyre që kanë bërë gjenocit mbi popullin shqiptar.
Siç ka filluar, mos u befasoni nese e vajton në ndonjë përvjetor edhe Millosheviqin, prej të paftyrëve si Albini gjithçka është e mundëshme!!!
Shkruan: Zafir BERISHA
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online