Kush duhet ta ketë kontrollin në Veri, Osmani: Policia është reaguesja e parë, KFOR’i i treti

0
183

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një intervistë për Channel 4 News, ku ka thënë se Policia e Kosovës është reaguesja e parë në veri të Kosovës.

Ajo është pyetur për propozimin që KFOR’i ta marrë përgjegjësinë për kontrollin e veriut.

Por Osmani ka thënë se Kosova e ka policinë më profesionale në rajon, duke shtuar se si e tillë mundëson paqen.

Pas Policisë vjen EULEX’s, ndërkaq për KFOR’in, presidentja tha se ka mandat të mbrojë sigurinë e Kosovës edhe në rast se ka tentativa të Serbisë për të sulmuar.

”Policia e Kosovës është më e mira dhe më profesionalja në rajon. Ka bërë një punë të shkëlqyet për të mundësuar paqen duke e ndaluar këtë grup terrorist. Policia e Kosovës është reaguaja e parë, EULEX, e dyta dhe KFOR’i ka mandat për të ndaluar çdo tentativë të Serbisë për ta sulmuar Kosovën“, ka thënë Osmani. /Gazeta Express

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here