Kurti viziton familjen e veteranit të UÇK-së, Hasan Dakaj në Korishë, i cili ditë më parë u lirua nga burgu i Serbisë

0
39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar dje familjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, në fshatin Korishë të Prizrenit.

Dakaj u lirua së fundmi nga burgu i Serbisë, ku kishte qëndruar për një vit në mënyrë të padrejtë.

Gjatë vizitës, Kurti u shpreh i prekur nga historia e familjes Dakaj, e cila ka dhënë një kontribut të madh për lirinë e Kosovës. “Familja Dakaj është dëshmi e dhembjes dhe qëndresës së popullit tonë”, tha Kurti në një postim në rrjetet sociale.

Gjatë luftës, Hasani humbi vëllanë, Përparimin dhe gjyshen e tij, Hajrijen. Nëna e tij, Emine Dakaj, mbijetoi me plagë të rënda, duke humbur njërën këmbë.

“Duke nderuar trashëgiminë e luftës dhe sakrificat për liri, angazhohemi për një të ardhme të ndritur për Republikën!”, shtoi Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here