Kurti viziton bazën e KFOR-it turk në Prizren, shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit

0
191

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizituan bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren.

Ata i shprehën ngushëllime zv/ambasadores të Republikës së Turqisë, Şeyda Aydın Çimenli si dhe Komandantit të Kontingjentit Turk ne Prizren, Kolonelit Recai Yılmaz për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i cili goditi Turqinë katër ditë më parë.

“Ne kemi qenë njëri nga shtetet e para që ka ofruar ndihmën për popullin turk, me njësitë tona të kërkim – shpëtimit, operacion ky që është duke vazhduar edhe në këto momente” shkruan Mehaj në njoftim raporton Gazeta Blic.

Mehaj ka njoftuar se ekipit të shpëtimit në Turqi sonte do t’i bashkohet edhe një grup tjetër nga garda kombëtare.

Postimi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti ishim në bazën ushtarake të KFOR-it turk në Prizren, për t’u shprehur ngushëllime zv. Ambasadores të Republikës së Turqisë, Şeyda Aydın Çimenli si dhe Komandantit të Kontingjentit Turk ne Prizren, Kolonelit Recai Yılmaz për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i cili goditi Turqinë katër ditë më parë.

Ne kemi qenë njëri nga shtetet e para që ka ofruar ndihmën për popullin turk, me njësitë tona të kërkim – shpëtimit, operacion ky që është duke vazhduar edhe në këto momente.

Sonte ekipit tonë në Turqi do t’iu bashkohen edhe një grup tjetër nga garda kombëtare, e po ashtu konfirmojmë gatishmërinë tonë të ofrojmë ndihmë shtesë nëse kërkohet.

Falënderim meriton edhe populli ynë me shpirtin humanitar, të cilët janë mobilizuar dhe kanë dhuruar e po dhurojnë ndihma për popullin turk, një gjë të tillë pamë nga afër edhe në bazën të cilën vizituam.

Në situata të tilla jemi të gjithë bashkë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here