Kurti: Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira, por paraprakisht nevojitet sundim i ligjit

0
250

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot teksa po qëndronte në fshatin Muhoc të Ferizajt, gjeti një rast për të bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit gjatë vendosjes së gurthemelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, tha se “është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme”.

“Situata në veri të Kosovës duhet të de eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai.

Sipas tij, veriu i Kosovës, ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here