Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Fitër Bajramit, raporton GS.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka uruar që kjo festë të sjellë gëzim e paqe te qytetarët.
“Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe! Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje”, shkroi ai.