Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Dritan Abazoviqin për zgjedhjen e tij, si i pari i Malit të Zi.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi pret të punon me të, për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballet rajoni.
“E përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviqin, kryeministrin e Malit të Zi, nga komuniteti shqiptar. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Kurti është me prejardhje nga Mali i Zi.