Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York për zhvillime bilaterale me liderë, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të mërkurën se nëpërmjet takimeve po synohet “thellimi i raporteve bilaterale me vendet partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare”.
Në njoftim thuhet se Kurti do të mbajë edhe ligjëratë në Universitetin Yale, për rrugëtimin demokratik të Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.