Kurti thotë se incidenti në Shkup s’përbën ndonjë provokim: S’mund të bëjmë zyrtarin doganor e as policin

0
109

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se incidenti i ndodhur me presidenten Osmani nuk përbën një provokim nga autoritetet maqedonase.

Ai në një deklaratë për media bashkë me homologun e tij Hristijan Mickoski, tha se fillimisht duhet të zbardhet rasti dhe më pas të zbulohet e vërteta.

“Nuk e di se kemi pasur qëndrim të tillë si institucione se ka qenë provokim, mund ta ketë thënë dikush prej qytetarëve, por jo institucionet Republikës. MPJD ka dhënë qëndrimin e saj që është qëndrim i Republikës së Kosovës, po ashtu kemi parë edhe qëndrimin e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut. Besoj se duhet të synojmë të vërtetën dhe assesi tensionimin. Pra le të zbardhet rasti, janë institucionet që e bëjnë këtë. Ne s’mund të bëjmë edhe zyrtarin doganor, edhe zyrtarin policor edhe atë që mbikëqyr sigurimin e aeroportit. Po bëhemi ngadalë, por sigurt, ekspertë të shumë detajeve teknike, por besoj që sa i përket thelbit të gjësë jemi përgjigjur dhe masat po ndërmerren”, tha Kurti nga Maqedonia e Veriut.

Tutje, Kurti u shpreh se ky incident ka qenë një përjetim i rëndë për presidenten Osmani.

“Ka qenë një përjetim dhe përvoje e rëndë e presidentes së Republikës së Kosovës më 2 gusht ndaj Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit, aq më tepër që  ka qenë me familje dhe dy vajzat e vogla. Autoritete e RMV-së, krerët shtetërorë kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje në tërësi dhe hollësi. Edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që të mos na përsëriten kurrë më situata të tilla”, u shpreh Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here