Kurti: Terroristët serb në nëntor planifikuan sulm në Zubin Potok, synim kishin marrjen në kontroll të vilës së Radoiçiqit

0
208

Kryeministri Albin Kurti, sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se grupe të armatosura terroriste kanë planifikuar që në nëntor të këtij viti ta sulmojnë objektin e Komunës së Zubin Potokut, shkruan Reporteri.net.

“Gjatë muajit nëntor 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të Komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Liqenit të Ujmanit. Por, këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi”, tha Kurti në konferencë.

Tutje Kurti ka thënë se Millan Radojiçiq dhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile po përgatiten për sulm të ri ndaj Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Pas sulmit në Banjskë, Millan Radojiçiq u lirua në kohë rekorde, por ai po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në Kosovë bashkë me disa pjesëtarë të Mbrojtjes Civile”, ka thënë Kurti në konferencë, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se terroristi Millan Radoiçiq është duke mbajtur takime sekrete me zyrtarë të lartë të Shërbimit Sekret Serbe (BIA), në Rashkë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here