Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka pasur një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinkun.
Kurti ka thënë se Blinken e ka njoftuar lidhur me progresin në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë si dhe nevojë për intensifikimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje përfundimtare të me njohjen reciproke në qendër.
“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova atë lidhur me progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Folëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për dinamizimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, ka njoftuar Kurti.
Jo më larg se dje, kryeministri Kurti ka deklaruar se tanimë ka shkëmbime e propozime të ndryshme mes BE-së e Uashingtonit për një marrëveshje përfundimtare. Ai këto propozime i quajti propozime franko-gjermane, por tha se s’janë përfundimtare.