Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë të premten në Turqi, ku do të pritet nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, raportoi të enjten Anadolu Agency.
Siç ka njoftuar Presidenca turke në këtë takim midis Kurtit dhe Erdoganit do të diskutohet për çështje të ndryshme.
“Erdogan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve Turqi-Kosovë dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh”, thuhet në deklaratën e Presidencës.
Përveç marrëdhënieve dypalëshe, gjatë takimeve ka të ngjarë të shkëmbehen edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në lidhje me Ballkanin në veçanti, është thënë më tutje.
Turqia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë.