Kurti takon drejtoreshën e MCC’së, bisedojnë për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

0
247

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti përmes një cicërime në twitter ka njoftuar se është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Ai tha se ka biseduar me Albright për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës, për të cilën e ka falënderuar për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin.

“Një nder i veçantë për t’u takuar MCC_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti.

Ndryshe, gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar sot Zyra e Kryeministrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here