Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në New York me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘X’, Kurti u shpreh se kanë diskutuar mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike me homologun grek.
Sipas tij, këto kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti.
“Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike”, u tha në njoftim.
Postimi i plotë:
Takimi i mirë me kryeministrin grek @kmitsotakis sot. Diskutuam mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, të cilat kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, veçanërisht duke u intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti. Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike.