Kurti takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për rëndësinë e formimit të institucioneve

0
89

Kryeministri, Albin Kurti sot ka pritur në takim në zyrën e tij ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në njoftim bëhet e ditur se ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe rëndësinë e formimit të institucioneve.

‘‘Në takim u diskutua për proceset zgjedhore, që së fundmi u mbajtën në Kosovë dhe në Gjermani, për rëndësinë e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet respektive dhe të vazhdimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve’’, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here