Kurti: S’ju jap garanci kriminelëve që janë në listat e zeza të ShBA-së

0
191

Kryeministri Albin Kurti mohon se ka dhënë ndonjë garanci për diçka lidhur me heqjen e barrikadave në pjesën veriore të vendit para Vitit të Ri.

“Garancia e vetme është barazia për të gjithë, kushtetutshmëria nëpër të gjitha komunat e Kosovës, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale. Këto janë premtime demokratike”, është shprehur Kurti në një intervistë për AlJazeera, transmeton KlanKosova.tv.

“Nuk jap kurrfarë garancie për kriminelët që janë të listat e zeza të ShBA-së. Nuk mund të garantojë diçka që është kundër ligjit dhe Kushtetutës”.

Kurti ka thënë se kriza në veri nuk ka përfunduar me heqjen e barrikadave nga rrugët.

“Jo, sepse marrëdhënia e Kosovës dhe Serbinë është abnormal. Duhet marrëveshje për normalizim me njohjen reciproke në qendër”.

Kreu I ekzekutivit ka thënë se shumica e serbëve e njohin shtetin e Kosovës, dhe nuk e bëjnë të njëjtën vetëm ata që janë pjesë e bandave kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here