Kryeministri Albin Kurti shpërtheu në gaz sot me zëvendësin e tij Glauk Konjufca derisa dhjetëra amendamente u hodhën në votim në seancën e sotme për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026.



Një të qeshur të tillë të zellshme Kurti e kishte bërë njëherë edhe me bashkëpartiakun tjetër, Mefail Bajqinovci.
Fotografia e dyshes ishte popullarizuar në rrjete sociale e shpesh u përdor edhe si ‘meme’.















































