Kurti reagon pas njohjes së Kosovës nga Siria: Njohja e tretë ndërkombëtare këtë vit

0
89

Siria është bërë shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke u bërë kështu njohja e tretë ndërkombëtare brenda vitit 2025, pas Kenias dhe Sudanit.

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë si një lajm të mirë për shtetin dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar se njohjet e reja përfaqësojnë rritje të partneriteteve dhe forcim të pozitës ndërkombëtare të vendit.

“Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë,” ka shkruar Kurti.

Ai shtoi se Kosova do të angazhohet për të forcuar lidhjet me Sirinë, duke ndërtuar marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjata.

Me këtë njohje, diplomacia e Kosovës shënon një tjetër hap të rëndësishëm në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here