Kryeministri Albin Kurti , gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, deklaroi e qeverisja lokale, është duke u përdorur për t’i bërë opozitë ekzekutivit të vendit.
Derisa foli për rritjen e të hyrave dhe grandin e përgjithshëm për komunat, Kurti tha se këto të fundit janë të qytetarëve e jo të partive politike, raporton RTKlive.
“Granti i përgjithshëm për komuna për vitin 2024 do të jetë 284.7 milionë euro, që paraqet vlerën më të madhe për këtë grand”, tha Kurti.
Ai u shpreh se kjo vjen si rezultat i rritjes së të hyrave.
“Javën tjetër do të mbajmë takimin me kryetarët e komunave me qëllim mirëmbajtjen e komunikimit dhe për të diskutuar rreth çështjeve me interes”, u shpreh ai.
“Mirëpo, dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale kurse sot qeverisja lokale po përdoret për t’i bërë opozitë Qeverisë”.
Kryeministri tha se kjo ka qenë gabim atëherë dhe gabim është tani. “Qeveria është e të gjithëve dhe e komunave, e komunat janë të qytetarëve e jo të partive politike”, ka shtuar ai.
Ditë më parë, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, akuzoi Qeverinë dhe Kurtin për anashkalim të komunave në vendimmarrje dhe mos adresim të shqetësimeve të ngritura nga niveli lokal.
Qeveria ka miratuar projekt udhëzimin administrativ për trajtimin mjekësor dhe psikologjik të fëmijëve, viktimë të abuzimit, për t’i ndihmuar në rehabilitim dhe për t’u riintegruar në shoqëri.
Është miratuar edhe themelimi i komisionit ad-hoc për shqyrtimin e ankesave në procesin e rekrutimit të kandidatëve për Komisionin e Autoritetit të Konkurrencës me përbërje të: Agron Gashit, Fahrije Qorrajt, Shkurte Krasniqit.
Pas dorëheqjes së dy anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, Qeveria ka miratuar emrat e Behrije Ramaj dhe Ylber Gjocaj për anëtarë të rinj.
Këto deklarime dhe vendime, u bën në mbledhjen e 142 të Qeverisë së Kosovës.