Kurti: Qeveria s’e pranon kushtëzimin e pranimit në Këshill të Evropës me Asociacion

0
161

Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë kryeministri Albin Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, duke e quajtur për keqardhje mungesën e përkrahjes nga shtetet aleate.

“Pas tërë këtij rrugëtimi të shoqëruar me progres të vazgdueshëm për të drejtat e njeriut, demorkacinë dhe sundimit ligjin, vlerësimet e KIE-së, këto javë u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë me standradet e aëtarësimit në organizatë. Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, në dëgjuam që ka kryeqytete që po kushtëzojnë finalizimin e procesit me dërgimin e një dokumenti në Kushtetuese” – u shpreh ai.

Gjermania dhe Franca janë dy vendet që kanë kërkuar nga Kurti të bëjë “hapa konkretë” për themelimin e Asociacionit përpara votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti e ka konsideruar absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që të dërgohet për vlerësim drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin, si kusht për anëtarësim në KiE.

Ai e ka quajtur drafstatutin “jodokument” dhe “non paper”.

“Ky dokument i sjellur nga Lajçak, së bashku me këshilltarët diplomatikë të QUINT-it nuk u pranua më 26 tetor të vitit të kaluar. Kosova ka ofruar që ai të bëhet pjesë e pakos së marrëveshje bazike, dhe të nënshkruhet për t’u bërë ligjërisht i obligueshëm e zbatueshëm, u pat refuzuar nga Serbia. Refuzimi s’është pranim, është refuzim”.

“Kjo kërkesa kqenë edhe mbetet absurd, tri herë u tentua të futet kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim dy herë në Komitetin për Çështje Politike, e po ashtu gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme, që të tri hera u refuzuar”.

Tutje, kryeministri shprehur haptas që s’e ka pritur që pengesë do të bëheshin aleatët e Kosovës.

“Pengesat i mendonim nga shtete që s’e njohin Kosovën, asnjëherë dhe assesi s’e mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike që kanë qenë dhe janë përkrahëse të Kosovës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here