Kurti prezanton ndryshimet, rriten shtesat për fëmijët me skemën e re

0
252

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave ka njoftuar për skema të reja të shtesave për fëmijë. Shtesat për fëmijë janë rritur nga 10 në 20 euro.

Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur se po dyfishohet shtesa për fëmijët, shkruan Gazeta Insajderi.

“Skemat e shtesave për fëmijë po e sjellim të ridizajnuar dhe me rritje të shtesave, të cilat po i dyfishojmë për shumicën e nënave dhe në disa raste, po i trefishojmë kur nëna ka tre fëmijë apo më shumë. Për fëmijën e parë dhe të dytë shtesat e para do të jenë nga 20 euro, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilën prej fëmijëve. Një nënë me tre fëmijë merr tridhjetë euro. Për çdo fëmijë pas të tretit vlen shtesa prej 30 euro në muaj”, deklaroi ai.

Në skemën e prezantuar në formë vizuele, thuhet se nënat me një fëmijë do t’i marrin nga 20 euro në vit. Ndërkaq, nënat me tre e më shumë fëmijë do t’i marrin nga 30 euro më shumë për secilin fëmijë.

Kujtojmë se bazuar në skemën paraprake të shtesave, kjo shumë vlen deri në moshën dy-vjeçare. Nga ajo moshë e tutje, shtesa zbret për në 50 për qind. Kryeministri nuk e specifikoi nëse kjo do të ndryshojë me reformimin e skemës së shtesave për fëmijë. /Insajderi.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here