Kryeministri Albin Kurti priti në takim kryetarin e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.
Nga kjo shoqatë theksuan se ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe miellit dhe rrjedhimisht nuk ka vend për panik. Aty u tha se sasia e bluar e grurit është e mjaftueshme për tre muaj të ardhshëm, si konsum.
Ndërsa, pasi që në stoqet e mullisëve ka edhe sasi që ende nuk është bluar, me këtë kapacitet të shtuar vlerësohet se ka rezerva edhe për dy muaj të tjerë pasues.
Në këtë takim të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, u tha se qytetarët duhet të ndjehen të sigurt, meqë situata në vend është e qetë dhe nuk ka vend për panik. /Klankosova.tv