Kurti: Pres që më 2 maj me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve

0
139

Në ditën e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimin e 2 majit në Bruksel pret që çështja e të pagjeturve të trajtohet me urgjencë, ashtu siç ishte premtuar në Ohër më 18 mars.

Teksa bëri homazhe dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës të enjten, Kurti ka thënë se kjo çështje nuk i ka objektiv vetëm të pagjeturit, por edhe familjarët dhe mbarë popullin e Kosovës. Ai pret nga lehtësuesit e dialogut ta trajtojnë me urgjencë çështjen.

“Në aneksin e marrëveshjes së Ohrit, është urgjente çështja e të pagjeturve. Dhe pres që më 2 maj, ashtu pra me urgjencë, të trajtohet çështja e të pagjeturve, e cila nuk i ka vetëm objektiv të pagjeturit, por edhe familjet e tyre dhe mbarë popullin tonë. Të pagjeturit janë në një situatë të veçantë, ku ankthi është më i madh se pikëllimi, ku zemërimi është më i madh sesa vajtimi. Andaj, pres më 2 maj, nga lehtësuesit e dialogut, siç e kemi thënë në Ohër më 18 mars, kjo çështje të trajtohet me urgjencë”, ka thënë Kurti.

Kurti do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Aty pritet të diskutohet edhe çështja e themelimit të Asociacionit.

Sipas aneksit për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, të arritur më 18 mars, “palët bien dakord që të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Homazhe bashkë me Kurtin bëri edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here