Kurti premton rezonancë magnetike edhe për Spitalin e Prizrenit

0
291

Kryeministri Albin Kurti sot ka qenë për vizitë dhe përurim të rezonancës magnetike në Spitalin e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka deklaruar se rezonanca magnetike është e nevojshme për këtë spital.

“Pas funksionalizmit të rezonancës magnetike më Spitalin e Pejës, po e bëjmë këtë edhe në spitalin Pediatrik, këtu në QKUK. Ndërkaq në vjeshtë do ta kemi edhe rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit”.

“Në njërën anë, ne dëshirojmë që të kemi sa më shumë decentralizim të shërbimeve gjithnjë e më cilësore të ketë diagnostikim sa më të mirë për të gjithë pacientët e të ketë gjithashtu edhe lista sa më të shkurtra të pritjes për pacientet”, ka thënë Kurti

Teksa, i ka falënderuar të gjithë doktorët, mjekët dhe infermierët e Spitalit Pediatrik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here