Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit në Bruksel me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Sipas Kurtit, Kosova është e gatshme për zgjedhje të reja në veri dhe për tërheqje të Policisë nga objektet komunale në katër komunat veriore, por ky veprim ndodh vetëm pasi të plotësohen kornizat ligjore për to.
Kurti ka thënë se Policia në veri po qëndron për të reaguar e jo për të ndërhyrë, derisa ka shprehur keqardhje që Serbia ka refuzuar takim trepalësh.
Kurti para gazetarëve ka thënë se në takime me Borrellin ka shpalosur dokumente që tregojnë se ku janë rrëmbyer tre policët e Kosovës brenda territorit të vendit si dhe ka kërkuar reagim të ndërkombëtarëve.
Kujtojmë se Borrell pas përfundimit të takimit veç e veç me Kurtin dhe Vuçiqin ka thënë se takimi ka zgjatur katër orë dhe janë pajtuar që të zhvillohen zgjedhje të reja në veri.
Ai tregoi kushtet për të ju rikthyer dialogut, siç janë de-eskalimi i situatës në veri, largimi i Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri, largimi i katër kryetarëve si dhe largimi i protestuesve serbë.
“Do të ketë pritje për Kosovën që të pezullojë aksione në afërsi të objekteve të komunave dhe katër kryetarët të tërhiqen nga objektet komunale ndërsa Serbia të sigurojë që pritestuesit të tërhiqen nga objektet komunale njëkohësisht me forcat policore dhe pastaj të shpallen zgjedhje sa më shpejt të mundur me kushtin që serbët e Kosovës të marrin pjesë.
Pas kësaj, pasi situate të normalizohet atëherë të vazhdojmë punën në normalizim përmes dialoigut të lkehtësuar nga BE. Para ca muajsh patëm arritur një marrëveshje themelore në rrugëtimin drejt normalizimit dhe dukej se ishim në rrugëtim të mirë, pra duhet t’I kthehemi implementimit të kësaj marrëveshje”, tha Borrell në konferencën për media pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq.
Ai përmendi edhe kushtin e Kurtit për lirimin e tre policëve kosovarë që u rrëmbyen nga Serbia.
Borrell tha se ia ka theksuar Vuçiqit se policët kosovarë që po mbahen në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.
“Takimi i sotëm është fokusuar te ajo se si të shtensionohet situata në terren, me hapa konkretë dhe si të organizohen zgjedhjet e reja dhe të kthehemi në tryezën e dialogut.
Dy liderët e kuptojnë peshën e situatës, por që kanë qasje të ndryshme të shkaqeve dhe efekteve e pasojave, e zgjidhjeve.
Jemi pajtuar për nevojën për zgjedhje të reja dhe kemi diskutuar modalitete se si të arrihet atje.
Ia kam theksuar presidentit Vuçiq që tre policët e mbajtur në Serbi duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.“, tha Borrell, raporton Sinjali.