Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar profesor Ukshin Hotin në 82-vjetorin e lindjes së tij, duke e cilësuar si një figurë të jashtëzakonshme të mendimit politik e kombëtar, raporton 04 Online.
Ai theksoi se Kosova ka obligim ta kujtojë dhe nderojë veprën e tij, ndërsa kërkimi për zbardhjen e fatit të Hotit do të vazhdojë pa ndalur.
“Profesor Ukshin Hoti është një figurë dhe mendje e papërsëritshme. Aq e thellë për nga mençuria, aq e gjerë për nga dija dhe aq e lartë për nga idetë saqë ne e kemi obligim t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes tekstet e tij në mënyrë që të ngrihemi në nivel të detyrës kombëtare dhe historike për të ecur përpara për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.
Ai sot do të kremtonte ditëlindjen e 82-të. Jemi me mall sepse nuk është fizikisht me ne dhe të pikëlluar sepse fati i tij nuk është zbardhur ende, por asnjëherë nuk do të rreshtim së kërkuari të vërtetën e drejtësinë dhe gjithmonë do të jemi krenarë e mirënjohës për trashëgiminë e tij politike e kombëtare.”, ka thënë Kurti./04 Online