Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është tema kryesore e ditëve të fundit. Kanë qenë të pareshtura thirrjet që janë bërë këto javë.
Hiç më larg se dje, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i ka kërkuar Kosovës që të bëjë “përparim urgjent” sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sot diskutova me kryeministrin Kurti për hapat pozitivë që janë të nevojshme”, shkroi ai në X.
Për takimin që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, ka shkruar sot edhe vetë kryeministri Kurti.