Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ku pritet të votohen masat e reja ekonomike në ndihma për të gjithë punëtorët, pensionistët e studentët, ka folur në lidhje me vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 euro.
Kurti tha se këto shtesa janë para të qytetarëve që po u kthehen kur ata kanë nevojë, shkruan Reporteri.net.
“Ne mund të jemi qeveria e parë e Kosovës që po bëjmë një rishpërndarje të tillë të parave në kohën kur qytetarët kanë nevojë. Ndoshta edhe mund të jemi prej vendeve të rralla që po veprojmë kështu. Këto janë para të qytetarëve që ne po ua kthejmë kur ata kanë nevojë.
Asnjëri nga ne të kabinetit qeveritar nuk do të përfitojë nga shtesat prej 100 euro”, u shpreh Kurti.