Kurti për CNN: Veprimet e Putinit janë definitivisht krime lufte, Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja

0
301

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për CNN i ka etiketuar veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë si krime të luftës.

“Krimet e tij të tmerrshme që të gjithë po i shohim duke ndodhur në Ukrainën Lindore janë definitivisht krime të luftës dhe u mbetet hetuesve që t’i vërtetojë këto krime kundër njerëzimit dhe këtë gjenocid”, ka thënë Kurti për CNN, përcjell Klan Kosova.

“Mendoj që Putini herët ose vonë duhet të paraqitet në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte”.

Kurti e ritheksoi përkrahjen e Kosovës për Ukrainën, dhe shtoi se ky shtet duhet të pranojë më shumë ndihmë nga NATO-ja.

“Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja dhe që nga fillimi e kemi përkrahur përpjekjen e Ukrainës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here