Kurti pas vizitës në BIK: Zoti ua bëftë kabull agjëruesve, sot kujtojmë 37 imamët që janë dëshmorë të kombit

0
61

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, raporton Gazeta Sinjali.

Pas vizitës, kryeministri Kurti u deklarua para mediave, ku tha se e çmon rolin e BIK-ut në krye me myftiun Tërnava.

Mes tjerash, ai uroi të gjithë qytetarët për festën e Bajramit, duke kujtuar edhe 37 imamët që ranë dëshmorë gjatë luftës.

“Urime e Gëzuar Fitër Bajrami, përhajr Bajrami të gjithëve. Zoti ua bëftë kabull agjëruesve. Sot shprehim mirënjohje ndaj BIK-ut që ndihmon personat e varfër. Në këtë pranvere përkujtojme me nderim të thellë  edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit”, ka potencuar Kurti.

Kurti ishte i shoqëruar nga disa ministra e zyrtarë të Qeverisë, si Arben Vitia, Albulena Haxhiu, Hajrulla Çeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here