Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas përurimit të çerdhes së re në Suharekë, tha se ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe gjithë qytetarëve të kësaj komune.
Kurti u shpreh se çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen, përcjell Klankosova.tv.
“Është nder i veçantë që jam sot me ju për të inauguruar institucionin parashkollor “Fluturat”. Një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës”.
“Ndërtimi i kësaj çerdheje përfaqëson një hap tjetër përpara, përkushtimin tonë për të ofruar arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës që nuk e lë askënd prapa”.
“Ne besojmë që çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen, çdo çerdhe e ndërtuar është një hap drejt një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, ku secili fëmijë e ka mundësinë të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij, apo të saj, të plotë”, u shpreh Kurti.