Kurti: Pas më shumë se katër dekada, ‘Kosova B’ zgjohet me 56 milionë euro

0
140

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, komentoi investimin më të madh në historinë e Termocentralit “Kosova B”, ku ekspertët e General Electric — kompania amerikane që dizajnoi turbinat para 40 vjetësh — po bashkëpunojnë me punëtorët e KEK-ut për modernizimin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti theksoi:

Pas katër dekadash pritjeje, më në fund një investim prej mbi 56 milionë euro në ‘Kosova B’. Modernizimi që rrit prodhimin vendor dhe ul varësinë nga importi është i domosdoshëm për sigurinë energjetike të Kosovës.”

Ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE), e cila para 40 vjetëve kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, tash po punojnë krah për krah me punëtorët e palodhshëm të KEK-ut për modernizimin e tyre, falë investimit të vetë KEK-ut në vlerë mbi 56 milionë euro“.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here