Kurti nga Prekazi: UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse

0
243

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, sot kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së.

Pas homazheve, Kurti para mediave ka deklaruar se familja Jashari ka bashkuar popullin dhe i ka dhënë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në 24 vjetorin e flijimit të katër brezave të familjes Jashari, të cilët u sakrifikuan për lirin e Kosovës, dhe bashkuan popullin dhe i dhanë hovin vendimtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Tutje, ai ka thënë se ky nuk ka qenë sulmi i parë ndaj familjes Jashari nga regjimi serb.

“Ky nuk ishte sulmi i parë ndaj Jasharëve, ata u patën sulmuar nga Serbia që udhëhiqej nga regjimi i Millosheviqit edhe në dhjetor të vitit 1991, dhe në janar të vitit 1998, të gjitha këto sulme ndaj Jasharëve ishin ndërmarrje e përbashkët kriminale e Serbisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë mbrojtëse. Drejtësia dhe e vërteta jonë nuk mund të tjetërsohet as nga deformimet që vinë dhe mohimet që bëhen”, ka thënë Kurti.

Në fund, Kurti ka thënë se gjenocidi i Serbisë në Kosovë i ka ende plagët e hapura, ndërsa ka shtuar se si përfaqësues të institucioneve janë të përgjegjshëm për të kaluarën e vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here