Kurti nga Londra: Kosova është në vijë me Amerikën dhe Britaninë në vlerat politike dhe të biznesit

0
159

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova është në një vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhesa i përket rendit, ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

Kështu deklaroi Kurti në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër, ku pjesëmarrës janë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit.

Ai tha se edhe në vlerat politike, Kosova është në vijë me Amerikën dhe Anglinë.

“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsion në vijë me Amerikën dhe Anglinë, si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë Kurti.

“Kosova udhëheq Ballkanin Perëndimor sa i përket projekteve në vitet 2024-2025, kemi po ashtu përparime në rend dhe ligj dhe avancime në të drejtat politike, civile dhe demokracinë zgjedhore. Kjo e pozicionon Kosovën në një situatë të favorshme në hartën globale. Kemi ekonomi të tregut të hapur që krijon një ambient të mirë për bizneset. Jemi të vendosur mirë për investime teknologjike, nga 23 vende evropiane, Kosova del e 11-ta në rangim, duke i lënë prapa të gjitha vende kandidate për anëtarësim në BE.” – tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here