Kurti nga Amerika kërkon që Bondsteel-i të bëhet bazë e përhershme në Kosovë

0
274

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur nga SHBA-të për çështjen e sigurisë në vend.

Kurti ka thënë se ndonëse Kosova nuk është në NATO, dëshiron të anëtarësohet në programin e partneritetit për paqe.

Ai ka thënë se është absurde që Serbia e cila synon status neutral ndaj zhvillimeve në Ukrainë, të ketë një program të tillë me NATO-n, e Kosova jo.

Në kët kontekst, Kurti ka kërkuar që Bondsteel, baza ushtarake amerikane në Kosovë të bëhet bazë e përhershme.

“Ne kërkuam që të ndihmohet Kosova për programin e partneritetit për paqe dhe gjithashtu kërkuam që baza ushtarake amerikane e cila ndodhet në Bondsteel, ta ngris statusin e saj, në një bazë të përhershme”, ka thënë Kurti në VOA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here